Grupi qytetarë "Nagip Taipi" kërkon përkrahjen e luginasve
Lokale

Grupi qytetarë "Nagip Taipi" kërkon përkrahjen e luginasve

02.Oct.2014 09:13
0
Në garën e hapur për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) përveç partive politike, pjesëmarrjen në to e ka bërë publike edhe Nagip Taipi aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit.

Përmes një letre drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, Taipi kërkon përkrahjen e banorëve të këtij rajoni për zgjedhjet e 26 tetorit, në kuadër të përzgjedhjes së re të këshillave të pakicave kombëtare në Serbi.

Kandidimi, sipas Taipit, erdhi si rezultat i pakënaqësisë në punën e këtij organi. Ai thotë se ky kandidim është në të mirë të gjithë qytetarëve pasi ka për synim përmirësimin e punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.

Andaj, për t’u realizuar qëllimi i pjesëmarrjes në këto zgjedhje, grupi qytetarë “Nagip Taipi” kërkon përkrahje të gjithanshme, siç është edhe grumbullimi i nënshkrimeve me qëllim të plotësimit të kriterit ligjor për kandidim.

Qytetarët që dëshirojnë të përkrahin këtë listë, nënshkrimet mund t’i japin në shtëpinë e kulturës në Bujanoc nga ora 09:00 deri në 16:00, kurse kandidatin mund ta kontaktojnë edhe përmes numrit celularë: 063 89 39 775.

“Ju faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje! Ndryshimet vijnë ngadalë...”përfundon njoftimi grupit qytetarë “Nagip Taipi”./Titulli.com/

Shqipëria, 200 mijë euro Serbisë e Bosnjës, Luginës 50 mijë!
TK hapë konkursin e bursave për nxënësit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration